Osmani mesazh francezëve: Na mbështeteni për integrimin evropian të vendit tonë (VIDEO)

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani para largimit të nesërm për vizitë pune në Francë ka dalë me video- porosi në gjuhën frenge ku thotë se ajo duhet të arrijë deri te të gjithë qytetarët e Francës dhe gjithë francezët në mbarë botën.

Ai në video shton se nisen për vizitë historike në Paris në prag të Samitit pranveror evropian, kur Republika e Maqedonisë së Veriut pret vendim për fillimin e negociatave me BE-në.

Osmani paralajmëroi se në Paris do të realizojë takim me Ameli de Monshalen, sekretar shtetëror në Ministrinë e Evropës dhe Punë të Jashtme si dhe me Kleman Bon, këshilltar diplomatik për Evropë të presidentit Emanuel Makron ku do t’i prezantojë rezultatet edhe gatishmërinë e vendit tonë për fillim të negociatave aderuese me BE-në.

“Pas dështimit në tetor, u paraqit edhe përshtypje e rreme se ekzistojnë dallime në interesat tona të përbashkëta, në qëllimin tonë të përbashkët të sigurojmë Evropë më të fuqishme, stabile dhe më të bashkuar. Sot kur para nesh kemi metodologjinë e re për negociata, shmanget edhe pengesa e fundit për realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, thekson Osmani në video- porosinë.

Ai thotë se nesër në Paris pret të konfirmohet mbështetje e Francës për integrimet evropiane të RMV-së me çka do të hapet rruga për fillim të negociatave me Unionin në samitet e ardhshme.