Osmani për deklaratën e Rexhepit: Nuk është kërcënim por kërkesë për ndihmë

Kërkesa e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi për zëvendëskryeministrin Bujar Osmani nuk është kërcënim, por shprehje e nevojës për mbulim të rrogave minimale të imamëve.

“Kam biseduar me Reisin dhe në asnjë moment nuk është kërcënuar, por vetëm ka shprehur nevojën për mbulimin e rrogave minimale edhe për imamët në situatë

kur xhamitë janë të mbyllura ashtu si që mbulohen rrogat minimale për të punësuarit tjerë që janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre”, tha Osmani për TV 21.