Osmani: Të gjitha vendet e BE-së angazhohen që Maqedonia ta marrë datën

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vlerëson se tek të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian shohin angazhim të madh për ta zgjidhur mosmarrëveshjen me Bullgarinë.

Osmani tha se po punojnë në dy rrugë, e para komunikimi në mënyrë bilaterale me Republikën e Bullgarisë për mbajtjen e koferencës ndërqeveritare dhe e dyta, propozimi portugez që kryediplomati vlerëson se është bazë e mirë për zgjidhjen e problemit.

Ai ndër të tjera shtoi se ata janë duke punuar sikurse marrëveshja të arrihet, por u shpreh se nuk mund t’i rris pritjet e qytetarëve, pasi që është e pasigurt se a do të ketë marrëveshje.

Sinkron: Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme

“Nëse kësaj dosje perfekte nuk i jepet përgjigje pozitive, me të vërtetë krijon dyshim se sa BE-ja dëshiron integrimi e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se këtë e ndjejnë vendet anëtare, publikisht e vlerësojnë punën tonë, arritjet e tona, me kualifikime të cilat nuk janë të zakonshme, në kuptimin e asaj që historia po bëhet model për përparimin e vendeve në rajon.

Megjithatë, mbeten ndryshimet me Bullgarinë, unë për momentin nuk jam në gjendje të them se cili do të jetë rezultati më 22 qershor”.