Osmani të premten në Bullgari, optimist se pas takimit me Zaharievën do të tejkalohen dallimet

Advertisment

Ministri për punë të jashtme të premten do të shkojë në Bullgari, për tu takuar me homologen e tij, Ekaterina Zaharieva.

Ky është takimi i tij i parë bilateral dhe është optimist se do të tejkalohen dallimet rreth çështjeve historike mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa thotë se vizita e tij është në frymë të mbajtjes së raporteve të mira ndër fqinjësorë, që është në interes tonë.

Reklame

Mendoj se intensifikimi i komunikimit në nivelin politik dhe në nivelin e trupave profesional të komisioneve të paktën do t’i heqë, do t’i eliminojnë paragjykimet që mund të jenë krijuar për shkak të pandemisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të cilat kontribuuan në dobësimin e dinamikës së komunikimit.

Fakti i intensifikimit të komunikimit do jetë vlerë në vetvete sepse unë pres që pas takimit tim të kemi një takim midis kryeministrave dhe ne tashmë po hyjmë në një modus të ri të komunikimit me fqinjin tonë, ndërsa praktika dhe historia tregojnë se sa herë që ka komunikim të mirë ka zgjidhje”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.