Osmani: Të shohim çfarë propozimi final do të shpalosë presidenca franceze

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp tha duhet të shihet se çka nga propozimi francez ka miratuar sot Kuvendi bullgar, përcjell TV21.

Osmani tha se propozimi francez deri tani ka qenë version pune i pambaruar pasi çështjet e pazgjidhura mes Shkupit dhe Sofjes kanë qenë të vendosura në kllapa.

“Tani besoj presidenca franceze i ka për herë të parë, pozicionet formale të Parlamentit bullgar, Qeverisë së vendit e cila reflekton pozicionin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për shkak të deklaratës të cilën ai Parlament e ka miratuar.

Tani ato duhet të marrin vendim final se çfarë propozimi do të shpalosin”, tha mes tjerash Osmani duke shtuar se Maqedonia e Veriut nuk heq dorë nga kërkesat që dje shpalli kryeministri Dimitar Kovaçevski në Bruksel./TV21