Pa këmishë dhe reçipeta, kryeministrja finlandeze “ndez” rrjetin (FOTO)

Advertisment

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka vendosur që këtë herë të thyejë “rregullat” me veshjen e saj duke dalë më “provokative” në sytë e publikut.

Ajo ka pozuar me një kostum të zi pa këmishë dhe reçipeta dhe me një dekolte të hapur, për revistën “Trendi Magazine”. Veshja e kryeministres ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale duke u bërë këshu tema e komenteve në to.

Reklame

Disa komentues e kanë përkrahur veprimin e Kryeministres, madje dhe duke postuar foto të ngjashme me të nën hashtagun “iamëithsanna”, ndërsa të tjerët e kanë kundërshtuar duke arsyetuar se kjo është një foto e papërshtatshme për një lidere vendi.

Gjithashtu fotoja e Kryeministres ka frymëzuar shumë tabloidë filandezë dhe media ndërkombëtare pasi shpreh bukurinë, forcën dhe pavarsinë e femrave në botë. Marin duket shumë elegante në të gjitha daljet e saj, dhe kjo foto me siguri që do të harrohet shumë shpejt.