Pa pritur e pa shkuar zyrë më zyrë, tani në Gostivar dokumentet i merrni direkt “si në bankomat” (VIDEO)

Advertisment

Prej sot në Komunën e Gostivarit është vënë në përdorim kiosku elektronik që në realitet është një aparat elektronik në formë të bankomatit, prej ku qytetarët mund të bëjnë kërkesa, të kryejnë pagesa dhe të marrin vërtetime e dokumente të ndryshme komunale, pa patur nevojë të presin radhë apo të enden nga zyra në zyrë.

E-Kioskun mund ta përdorë çdo qytetar i Gostivarit, të cilit i duhet të marrë ndonjë dokument nga administarta lokale. Përdorimi është shumnë i thjeshtë, në tre gjuhë, ngjashëm me mënyrën e përdorimit të bankomateve për nxjerrjen e parave, përcjell in7. Siç ka njoftuar në rrjetet sociale, i pari i Gostivarit, komuna që ai drejton është e para në vend që ka vënë në përdorim një sistem të tillë elektronik për kryerjen e shërbimeve për qytetarët.

Reklame

“Edhe një premtim zgjedhor po realizohet. Gostivari, komuna e parë në RMV me e-Kiosk. Kiosku elektronik e njohur si e-Kiosk do tju shërbejë qytetarëve për pagesa, kërkesa për dokumentacione dhe shumë shërbime të tjera, dhe është shumë e nevojshme në këtë kohë pandemie për të lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve”, ka shkruar Taravari./in7.tv

VIDEO:

https://www.facebook.com/arben.taravari/videos/10224327372032995/?t=9