Pa teste dhe pa karantinë! Prej ditës së sotme, Maqedonia hap kufijtë

Advertisment

Prej ditës së sotme, Maqedonia e Veriut ka hapur të gjitha vendkalimet kufitare për qytetarët e saj dhe të huajt.

Me këtë vendim qeveritar, nuk është i detyrueshëm testi PCR për koronavirus si dhe karantina apo vetizolimi.

Reklame

Qeveria theksoi se vendimin e ka sjellë në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektuese. Në të njëjtën seancën të së martës është vendosur që me 1 korrik të hapen aeroportet në vend: Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe ai i Ohrit.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski ditë më parë theksoi se hapja e kufijve nuk është aspak një vendim politik i sjellë në korelacion me zgjedhjet, por bazohet plotësisht në analizat epidemiologjike dhe mendimet e Komisionit për sëmundje infektive.

Ai tha se patjetër duhet të mësohemi të jetojmë me virusin, duke respektuar rekomandimet: mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtja e distancës si dhe dezinfektimi i shpeshtë.

Ministria e Shëndetësisë theksoi se hapja e kufijve nuk do të thotë se do të mund të ketë rritje të rasteve.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa kushte: test dhe karantinë mund të udhëtojnë vetëm në Serbi, Shqipëri, Kosovë dhe Turqi, ndërsa në vendet e tjera këto kushte janë të detyrueshme.