Pacient me sëmundje kardiovaskulare në rritje, flet për Tetova1 kardiologu Valon Asani

Numri i pacientëve me sëmundje kardiovaskulare në periudhën e fundit është në rritje, vdekshmëria e koronavirusit atakon me sëmundjet kardiovaskulare ku vetëm 1 % mbijetojnë kështu shprehet kardiologu Valon Asani.

VALON ASANI

Reklame

“Tash është një numër i madh i pacientëve të cilët vin në spital se ajo frika e parë ka kaluar tash ato ballafaqohen me problemet kardivaskulare dhe vin në trajtim, ku kemi shumë punë këtë periudhën e fundit.”

Asani apelon për kujdes gjatë kësaj periudhe, pasi sipas tij duhet të bëhet dallimi në mes virusit dhe gripit sezonal.

VALON ASANI

“Me kujdes të bëjmë ndarjen e virusit nga gripi sezonal, jo të na mbajë frika se ç’do grip është koronavirus kemi edhe influenca tjera të cilat janë influencë sezonale, normale të cilat nuk duhet të na frikësojnë.”

17.3 milion njerëz vdesin në vit si pasojë e sulmeve të zemrës apo sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas statistikave deri në vitin 2030 kjo shifër do të shkoj deri në 23 milion për çdo vit. Ndryshe shëndeti i zemrës është bërë një shqetësim i madh, ku mbi 80% e vdekjeve të parakohshme vinë nga faktor të ndryshëm. /tetova1/