Pacientja me coronavirus është në fazën e shërimit, s’ka raste të reja

Rezultatet e tre personave të fundit (dje një dhe dy pardje) të cilët u testuan për coronavirus janë negative. Megjithatë, autoritetet bëjnë apel që t’u përmbahen rekomandimeve nëse kanë udhëtuar në rajone ku janë regjistruar raste të coronavirusit dhe të respektohet vendimi i anulimit të tubimeve publike.

Ministri Filipçe dje njoftoi se testi te shoferi i cili ka udhëtuar me furgonin bashkërisht me paciente me coronavirus është negativ, por ai do të mbesë në izolim deri në ditën e 14-të ku do të testohet sërish.

Reklame

Testi ka dalë negativ edhe te personi i cili u paraqit te spitali i Vinicës dhe është testuar në spitalin e Shtipit. Gruaja, e cila dje u paraqit me simptome të coronavirusit, ka qenë në rajonin e Italisë veriore dhe ka arritur në Maqedoni më 26 shkurt pa simptoma dhe ka ardhur përmes udhëtimit individual bashkërisht me një anëtar të familjes.

Në karantinë ndodhen e katër persona dhe ato nëntë personat që udhëtuan me pacienten me coronavirus. Pacientja me coronavirus është në gjendje të mirë shëndetësore, s’ka temperaturë dhe tashmë ka hyrë në fazën e shërimit