Pacientja me vuajtjet më të gjata nga koronavirusi në Britani

Advertisment

Një shtetase e Britanisë së Madhe lufton me koronavirusin 130 ditë, publikoi “Daily Mail”. Shtetasja britanike Fatima Bridle ka kaluar të gjithë kohën në spital sepse ka qenë në ventilim mekanik 105 ditë.

Bridle është infektuar derisa ka qenë në një udhëtim në Marok. Në fillim të marsit, 35 vjeçarja është kthyer në Britani të Madhe me simptomat e para. Disa ditë më vonë është testuar, rezultatet kanë qenë pozitive të Kovid-19.

Reklame

Më vonë, gjendja i është përkeqësuar dhe nuk ka mundur të marrë frymë në mënyrë të pavarur. Ajo është transferuar në repartin për trajtim intensiv dhe vendosur në ventilim mekanik. Bridali ka rënë në komë 40 ditë. Gruaja ka filluar të zhvillojë pneumoni dhe sepsë. Mjekët kanë arritur ta ripërtërijnë kapacitetin e mushkërive në mezi 40 për qind.

Ajo për momentin nuk është në gjendje të lëvizë për shkak të dobësimit të muskujve. Përdor karrocë për të lëvizur, por shpreson se ushtrimet do t’i ndihmojnë në ripërtëritjen e muskujve.

Mbretëria e Bashkuar ishte prekur më rëndë nga vendet e tjera evropiane me Kovid-19 dhe ndodhet në vendin e nëntë në botë sipas numrit të të infektuarve – mbi 296 mijë persona. Më shumë se 45.000 prej tyre kanë vdekur.