Pacolli flet pas arrestimit të personit i cili e kërcënoi se t’ia rrëmbente fëmijët

Advertisment

Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti po dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit. E për këtë çështje ka folur vet Pacolli. Ai ka shpjeguar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që t’i ndjekë penalisht personat të cilët e kanë kërcënuar familjen e tij.

“Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime”, ka shkruar Pacolli.

Reklame

E Behgjet Pacolli ka qenë cak i sulmeve publike pas përplasjeve që ka pasur me zyrtarët e Vetëvendosjes, të cilët kanë kërcënuar me arrestim nëse del nga shtëpia shkaku i kthimit të tij nga Zvicra, pasi sipas rregullave në Kosovë secili i kthyer duhet të qëndrojë dy javë i izoluar si pasojë e pandemisë.

Pacolli kishte alarmuar se ka mundur t’i bëhet edhe sulm kur ishte kthyer nga Zvicra në Aeroportin e Prishtinës.