Pacolli kthehet përsëri në Zvicër, thotë se për shkak të kufizimeve aktuale s’mund t’i ketë fëmijët në Kosovë

Advertisment

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është rikthyer përsëri në Zvicër, sipas tij për t’ju bashkuar fëmijëve.

Pacolli shton se kjo po ndodhë meqë fëmijët e tij e kanë të pamunduar të jenë pranë tij në Kosovë për shkak të kufizimeve aktuale, njofton Klan Kosova.

Reklame

”Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”.