Padi penale për një inspektor për marrje të ryshfetit për subvencione

Për një inspektor në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural është ngritur kallëzim penale për pranimin e ryshfetit nga një kompani që ai kontrollonte për pagesën e subvencioneve. Inspektori u kap me paratë e ryshfetit dhe u arrestua.

Nga MPB informojnë se sektori për krim ekonomik pranë Sektorit të Punëve të Brendshme në Radovish deri te Prokuroria Themelore Publike Strumicë parashtroi kallëzim penal kundër I.G (38) nga Strumica.

“Në dhjetor të vitit 2019 i dyshuari ka bërë kontroll të sipërfaqeve bujqësore në pronë të subjektit juridik nga fshati Buçim, komuna e Radovishit për të cilën ka përpiluar procesverbal pa vërejtje, në bazë të cilit subjektit juridik i janë paguar subvencione në pajtim me Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019, ndërsa nga drejtuesi i subjektit juridik ka kërkuar t’i paguajë 600 euro”, thuhet në kumtesën e policisë.

Nga MPB informojnë se dje në ora 8 në rrugën lokale nga fshati Buçim për në Radovish, policët nga Sektori i Punëve të Brendshme Radovish ndaluan automjetin e I.G me ç’rast në automjet zbuluan bankënota të shënuara në shumën të përgjithshme prej 36,000 denarë, të cilat i dyshuari i kishte marrë më parë nga menaxheri i ndërmarrjes nga fshati Buçim.