Padi penale për tetovarin që nuk respektoi vendimin për izolim shtëpiak

Advertisment

Policia e Tetovës gjatë ditës së djeshme ka kapur një qytetarë i cili nuk ka respektuar vendimin e Inspektoratit Sanitaro Shëndetësor për izolim si pasojë e Covid-19.

“SPB-Tetovë gjatë 24 orëve të fundit ka kryer kontrolle të 785 personave për të cilët Inspektorati ka dhënë vendim për izolim shtëpiak.

Reklame

Gjatë kontrolleve është konstatuar se një person nga Tetova nuk ka respektuar vendimin dhe për të është përgatitur padi penale, komfor nenit 205 të Kodit Penal”, deklaroi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifoski.

Ky është rasti i dytë për këtë muaj. Më 1 tetor një person nga Nga Pllaçishi i Poshtëm e Tetovës nuk kishte respektuar vendimin për izolim.

 

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, në rajonin e Tetovës 51 persona kanë marrë vendim për izolim, kurse janë shqiptuar 77 gjoba për mosmbajtje të maskës.