Paditen 10 të punësuar në postën e Çairit, dyshohen se vjedhën mbi 25 mijë euro

Advertisment

MPB ka dorëzuar padi penale kundër dhjetë të punësuarve në “Postën e Maqedonisë” për mashtrim dhe falsifikim të dokumentacionit zyrtar

Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar padi penale kundër dhjetë personave: Z.H. (29), R.I. (34), I.E.M. (32), S.P. (53), A.Q. (45), F.L. (35), L.I. (26), M.T. (62), H.K. (55) dhe H.H. (42), të gjithë nga Shkupi, të punësuar në Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”, dega Çair, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepra penale – mashtrim në detyrë dhe falsifikim të dokumentacionit zyrtar.

Reklame

“Të paraqiturit, nëntë punëtor në sportele në Çair, bashkë me të paraqiturin e dhjetë H.H., gjithsej 26 herë në periudhë prej shkurtit deri në nëntor të vitit 2019-të me falsifikim të 26 urdhërpagesave për pagesë të formularit – PP40, nga llogaritë personale bankare në pronësi të 26 personave fizik, deponues në bankë nga Shkupi, në mënyrë të paautorizuar kanë përvetësuar mjete të huaja financiare të cilat u janë besuar për kryerjen e detyrës zyrtare dhe kanë përvetësuar pronë të paligjshme për llogarinë e të paraqiturit të dhjetë H.H. me vlerë të përgjithshme prej 1.570.822 denarë. Përndryshe, nga ana e Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut” më 24.01.2020 deri te Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik në SPB-Shkup është dorëzuar paraqitje me shkresë për kryerjen e veprës penale”, informojnë nga MPB.