Pagat nuk iu rritën, mjekët ia mësyjnë Gjermanisë

Advertisment

Mosrritja e pagave ashtu siç u ishte premtuar ka zhgënjyer punëtorët shëndetësorë në vend, të cilët edhe më shumë kanë shprehur interesim për të ikur nga vendi. Fluksi i ikjes së mjekëve thuhet se tashmë ka filluar të rritet.

Pezullimi i Ligjit të Pagave nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka shtyrë profesionistët shëndetësorë të interesohen edhe më shumë për ofertat për punë, që u vijnë nga jashtë. Punëtorët shëndetësorë, të cilët kanë pritur me padurim muajin dhjetor, kur ishte e paraparë që t’u dilnin pagat me rritje, tashmë kanë humbur shpresën se në Kosovë do të vlerësohet puna e tyre.

Reklame

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për “Zërin” se fluksi i ikjes së punëtorëve shëndetësorë tashmë ka filluar të rritet, derisa numri i punëtorëve shëndetësorë që do ta lëshojnë vendin do të rritet edhe më shumë gjatë muajit janar.

“Ne sot i kemi lajmëruar edhe ambasadat e huaja, sepse fluksi tashmë ka filluar. Imagjinoni pas datës 1 janar sa ka për të qenë fluksi. Secili është shprehur që të kontribuojë në vendin e tij, por kur një grup individësh vendosin për fatin e punëtorëve shëndetësorë, për shk