Pagat te ne edhe në Europë/ Pastruesi në Gjermani, sa një profesor universitar te ne

Advertisment

Pagat në Maqedoninë e Veriut dhe tërë rajonin ngecin me të madhe me pagat në Gjermani. Punëtorë t nga Ballkani në Gjerman i fitojnë prej 1400 euro dhe deri më 4000 euro në mesatare. Shpesh punëtorët nga këto anë punojnë edhe punë më të rënda si moler, murator, punëtorë të qeramikës, mekanikë makinash, gomistë, kujdestarë për të moshuar, vozitës, eskavatorist etj. Një pjesë e madhe janë të punësuar edhe në shërbimet hotelerike dhe gastronomike, shëndetësi, industri etj. Është e kuptueshme se në ekonominë më të fuqishme evropiane janë shumë të larta se në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë krahasimi i pagave tek dhe në Gjermani tregon se edhe një pastrues gjerman që merr një pagë prej së paku 1400 euro sa është paga minimale , paguhet më shumë se një profesor universitar tek që ne merr në mesatare prej 800 deri 1000 euro në varësi prej përvojë së punë s angazhimeve të tjera etj.

Më mirë se profesorët universitar në vendin tonë, në Gjermani paguhen edhe shpërndarësit e mallrave që ju paguhet edhe banimi, kasapi me 1800 euro që shpesh i paguhet edhe transporti dhe akomodimi , apo punëtori në fabrikë që paguhet 2400 euro në muaj.

Reklame

Zanatet që kërkojnë një mjeshtri dhe përvojë më të madhe si salduesit paguhen 3000 euro në muaj së bashku me banimin dhe një shujtë në punë. Elektricisti paguhet 2400 euro në muaj, punëtorë t në ndërtimtari prej 1800 deri 2500 euro së bashku me banimin e siguruar, vozitësi i kamionit paguhet afër 3000 euro në muaj dhe eskavotarosti paguhet 2300 euro në muaj. Zanatet e tjera si montazhieri i mobiljeve paguhen 1600 euro së bashku me banimin, punëtorët e sigurimit paguhen 1800 euro së bashku me ushqimin dhe akomodimin. Gjithashtu ondulistët apo berberët paguhen 1500 deri 2000 euro, përkujdesja e fëmijëve paguhet 2000 euro s bashku me ushqimin dhe akomodimin dhe përkujdesja e personave të moshuar paguhen 1800 euro së bashku me kursin e paguar të gjuhës gjermane. Në vitet e fundit, po vërehet edhe një eksod i vërtetë i punëtorëve shëndetësorë nga Ballkani në Gjermani, për shkak të lidhjeve të mëhershme, familjarëve, martesave me letra, adaptimit të tyre të shpejtë ndaj kërkesave të tregut gjerman të punës, si dhe për shkak të përvojës të stafit të mesëm mjekësor nga rajoni që shpesh mahnit gjermanët me përgatitjen e tyre, shkollave solide profesionale të mesme dhe fakulteteve të mjekë sisë që nxjerrin kuadro që kërkohen nga spitalet gjermane. Motrat medicinave në Gjermani paguhen 2300 euro në muaj së bashku me kursin e paguar të gjuhës gjermane. Një mjek paguhet afër 4000 euro në muaj, ndërsa i ofrohet edhe mundësia e avancimit, trajnimit dhe përparimit në profesion. Në fillimin e punës dhe jetesës së tyre gjermane, banorët e rajonit ndeshen edhe me përllogaritjen bruto të pagave, që nuk praktikohet në Ballkan. Pagat bruto, që në fakt nuk i pranojnë në xhepin e tyre, lëvizin prej 1900 euro sa është paga e një kamarieri dhe deri 6150 euro së fitojnë një mjek, pilot apo një revizor apo audit financiar.

Në parim edhe të dhënat statistikore shpallin të dhënat bruto, ndërsa të dhënat neto në duar janë deri më 33 për qind më të vogla se ato bruto. Për shembull sipas statistikë s gjermane, motrat medicinale, apo bukëpjekësit fitojnë në muaj 3500 euro në muaj, ndërsa në xhepin e tyre në fakt përfundojnë afër 2500 euro. Inxhinierë t e ndërtimtarisë, makinerisë, dhe elektroteknikë s paguhen 5000 euro bruto në muaj, ndërsa marrin në dorë afër 3500 euro në muaj. Dallimin ndërmjet shumës bruto dhe neto, e bëjnë pagesat ndaj shtetit si tatimet, kontributet e sigurimeve të ndryshme etj. Kështu për shembull lartësia e tatimit në muaj që anulohet nga paga varet nga gjashtë llojet e tatimeve që paguan i punësuari në varësi, se a jeton në bashkëshortë si, a punon gruaja, a rrit vetë fëmijët, a fiton njëri partner në martesë më shumë se tjetri, a punon më shumë punë etj.

Nga ana tjetër, edhe kostoja e banimit në Gjermani nuk është e vogël dhe banesat lëvizin prej 500 dhe deri 1000 euro në mesatare, ndërsa kostoja e prodhimeve ushqimore shpesh për artikuj të caktuar është edhe më e lirë se në Ballkan. Në përfundim kur në Gjermani do të pyesni dikë sa e ka pagën ai do të përgjigjet me shumën e pagës bruto, dhe jo neto. Mirëpo në Perëndim dhe në Gjermani, një pyetje e tillë edhe nuk është e preferuar dhe mirëpritur dhe bën pjesë në pyetjet të cilës gjermanët nuk i përgjigjen me ndonjë zell dhe kënaqësi për shkak se e cilësojnë diskrete.

BRUTO PAGAT NË GJERMANI

Motër medicinave: 3032 euro

Mjek: mbi 6150 euro

Arkitekt: 4087 euro

Bukë pjekës: 3.502 euro

Shitës i bukës: 1839 euro

Drejtues ekskavatori: 3421 euro

Inxhinier i ndërtimtarisë: 5246 euro

Elektricist: 3143 euro

Elektromekanik: 3694 euro

Recepcionist: 1807 euro

Punëtor i qeramikës: 3003 euro

Instalues i ujit: 3056 euro

Pastrues i ndërtesave: 2080 euro

Dizajnues grafik: 3322 euro

IT ekspert: 4236 euro

Kasier në dyqan: 2214 euro

Kamarier: 1934 euro

Automekanik: 3077 euro

Kuzhinier: 2284 euro

Moler: 2776 euro

Punëtor magazine: 2814 euro

Murator: 3214 euro

Laborant mjekësor: 3456 euro

Fizioterapist: 2513 euro

Teknik dhëmbësh: 2628 euro