Pajaziti: Në 24 orët e fundit nuk regjistrohet asnjë viktimë në Tetovë

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:00 të ditës së sotme në Spitalin e Tetovës nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Kovid-19.

“Për herë të parë, pas më shumë se 3 javëve nuk kemi pacient që ka ndërruar jetë në mesin e personave të hospitalizuar. Ndërkohë kemi 9 persona të ri të pranuar për kurim, derisa 13 të tjerë janë lëshuar në shtëpi. Për momentin kemi 84 persona të hospitalizuar, 82 prej të cilëve janë në oksigjeno-terapi”, deklaroi Miranda Pajaziti.