Pakënaqësi nga koalicioni, jep dorëheqje kryetari i nëndegës së ASHsë

Advertisment

Koalicioni në mes ASHsë dhe Alternativës nuk është duke u pritur mirë nga disa stuktura të ASHsë.

Sot, nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari i nëndegës së ASHsë në Leshnicë të Zhelinës, Bujar Ilazi ka dhënë dorëheqje duke shprehur haptazi pakënaqësitë e tij ndaj ASHsë dhe këtij koalicioni.

Reklame

Postimit të tij në rrjetet sociale ia ka bashkangjitur edhe një foto me kryetarin e forumit rinor të Besës, Liridon Useini, ku nga sot Ilazi do të jetë pjesë e Lëvizjes BESA.

Ndryshe, kjo nuk është dorëheqja e parë për shkak të koalicionimit në mes ASHsë dhe Alternativës.