Pakistan, mjekët bëjnë apel për mbylljen e xhamive gjatë muajit të Ramazanit për parandalimin e Koronavirusit

Mjekët nga Shoqata Mjekësore e Pakistanit kanë përcjellë përmes një letre drejtuar udhëheqësve shpirtërorë myslimanë dhe kryeministrit pakistanez apelin për të rishqyrtuar vendimin e tyre për të lënë xhamitë të hapura gjatë muajit të Ramazanit.

Ata paralajmëruan se kjo mund të çojë në shpërthim të rasteve të COVID-19 duke shtuar se numri i tyre aktual, tashmë rritet me ritëm të shpejtë në të gjithë Pakistanin.

”Numri i madh i njerëzve do të përkeqësojnë numrin e të infektuarve dhe do të mbingarkojnë sistemin shëndetësor, i cili ka më pak se 3.000 shtretër për raste emergjence në popullsi prej 220 milion banorë”, theksoi Dr. Kajzer Saxhad, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës dhe një nga autorët e letrës.