Pako e katërt e masave, Besimi: Transferojmë 10 mln euro përmes BZh-së

Advertisment

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, u takua me përfaqësuesit e Asociacionit të Bankave për të qartësuar mënyrën se si do të zbatohen masat nga paketa e katërt, të cilat i referohen huazimit të bizneseve që duhet të zbatohen përmes sektorit bankar.

“Ne kemi në plan të transferojmë 10 milion euro në Bankën për Zhvillim, të cilat do të realizohen përmes bankave tregtare. Dhe përmes jush, bankat do të realizojnë paratë nga Bashkimi Evropian dhe grandet që realizohen përmes Bankës së Zhvillimit. Po ashtu, kartat e pagesave do të realizohen përmes bankave me të cilat tashmë kemi përvojë.”,- tha ministri i financave, Fatmir Besimi.

Reklame

Interesimi për shtyrjen e pagesës së kredive, Asociacioni i Bankave ende pa të dhëna të sakta

Pandemia ka shkaktuar problem në punën e bankave ku është shtuar numri i të interesuarve për të shtyrë pagesën e kredive, sipas masës qeveritare gjatë pandemisë.

“Vonimi i pagesës së kredive, 70 për qind e individëve dhe 30 për qind e kompanive e përdorën këtë masë në fillim. Në procesin e dytë të vonesës nga 1 tetori, u ofrohet individëve dhe kompanive më seriozisht të rrezikuara. Por, nuk ka të dhëna të sakta se sa individë dhe kompani kanë shprehur interes për të vonuar pagimin e kredive.”,- theksoi kryetarja e Asociacionit të Bankave, Maja Stevkova Sterieva.

Pandemia uli të ardhurat nga BPV në 6.5% në kuartalin e parë dhe 12.7% në të dytin. Por, Besimi thotë se sistemi financiar është stabil.

“Sistemi financiar është i qëndrueshëm dhe ky është një avantazh i madh në trajtimin e krizës Covid. Në këtë periudhë kur numrat e tjerë kanë një shenjë negative, është mirë që në sektorin financiar dinamikat janë akoma me një shenjë pozitive.”,- u shpreh ministri i financave, Fatmir Besimi.

Pozitiv, sipas tij, është edhe rritja ekonomike prej 2,6 për qind edhe në kushte pandemie. Projeksionet për periudhën e ardhshme janë për një rritje prej 4 dhe 5 për qind.