Pallmat rreth Vardarit me para të krruptuara/ Muharremi: I dy shuar ish-drejtori i Pyjeve nacionale

Advertisment

Pallmat e shumëpërfolura të cilat u mbjellën buzë lumit Vardar, e të cilat disa u vyshkën e disa u shkatërruan kanë qenë të vendosura duke i keqpërdorur paratë e shtetit. Gjegjësisht vlera që është deklaruar nga kompania nga e cila janë huazuar pallmat, është shumë më e lartë se sa e furnizimit. Ish-drejtori i Pyjeve të Maqedonisë Zharko Karaxhovski është i dyshuar se bashkë me 20 biznesmenë të tjerë nga Tetova dhe Gostivari ka keqpërdorur para publike prej 1 milion eurove. Hulumtimet e TV21 tregojnë kompania Rosen Center ka shitur pallmat disa fish më shtrenjtë.

Palmat 4 metra kanë kushtuar 3,491 denarë , janë shitur deri të Pyjet e Maqedonisë 22,750 denarë
Palmat 5 metra, kanë kushtuar 4,233 denaraë, janë shitur 28,438 denarë
Palmat 6 metra kanë kushtuar 5,751 denarë, janë shitur 34,126 denarë
Palmat 7 metra kanë kushtuar 10,438 denarë, janë shitur 39,814
Palmat 8 metra kanë kushtuar 13,687 denarë, janë shitur 45,502 denarë

Reklame

Dy vite me radhë Policia financiare ka hetuar rastin thotë drejtori i policisë financiare Arafat Muharremi. Ai shton se kanë zbuluar kompaninë nga Gostivari dhe Tetova të cilat kanë qenë kompani fiktive por kanë marrë furnizime publike apo tenderë nga institucione shtetërore.

“I gjithë procesi dhe lënda u nda në dy pjesë njëra pjesë është konstatimi i keqpërdorimit të detyrës zyrtare të ish drejtorit dhe pjesa tjetër është ndjekja e transaksioneve dhe arritja deri te personi i fundit të cilët kanë përfunduar mjetet financiare nga të njëjtat transaksione me të cilat janë paguar pallmat”, deklaroi Arafat Muharemi – Drejtor i Policisë Financiare.

Ndërsa ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski tha se MPB vazhdon ta hetoj rastin dhe personat të cilët janë përfshirë do të përgjigjen para organeve kompetente.

“Nuk ka peshq të vegjël apo të mëdhenj, ka vetëm ato të cilët janë kriminel dhe ato të cilët nuk janë kriminel. Por gjithsesi më së shumti duhet të përqendrohemi dhe duhet të kemi kujdes për korrupsionin e lartë”, theksoi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Ndryshe, dje në gjykatë u sjellën të gjithë të dyshuarit për rastin “Peshkatari”, ndërsa prokuroria publike kumtoi se po e heton rastin.