Pamje dhe bisedë me pacientët me Covid-19 nga Infektivi i Shkupit (VIDEO)

Grupi i xhirimit të Euronews Albania ishte në spitalin Infektiv të Shkupit, ku siguroi dëshmi ekskluzive të pacientëve të infektuar me COVID-19. Edhe pse shifrat e të prekurve janë gjithnjë e në rritje, ndërgjegjësimi i njerëzve ndaj parandalimit të virusit është tepër i ulët. Drejtoresha e Spitalit bën thirrje ndaj qytetarëve që ta marrin seriozisht praninë e virusit në vend, pasi në në këtë mënyrë rritet edhe përgjegjësia e çdo individi në luftën ndaj virusit vdekjeprurës.

Spitali infektiv në Maqedoninë e Veriut është një prej spitaleve që ndoshta gjatë kësaj periudhe ka qenë një ndër më të përmendurit por edhe më misteriozët për shkak të fshehtësisë së punës ose për shkak të frikës së infektimit edhe të ekipeve mediatike.

Reklame

Dhe kështu deri më tani askush nuk ka pasur qasje këtu. Së fundmi, autoritetet kanë vendosur që t’i lejojnë ekipet mediatike që ta vizitojnë për ta parë se vërtetë virusi ekziston pasi që ka pasur një skepticizëm.