Pamje dramatike , rrufeja në autostradën “Arbën Xhaferi” (Video)

Një rrufe e fuqishme është kapur nga kamera e një qytetari të enjten në mbrëmje, teksa po lëvizte me veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Agron Luta ka dërguar në faqen e gazetës Koha Ditore në Facebook videon e shkurtër nga momenti dramatik.

Reklame

Pamjet tregojnë dritën e madhe që bëhet si pasojë e goditjes së rrufesë, përcjell PRESSonline.mk

Sipas tij, rrufeja e fuqishme ka lënë për disa orë pa rrymë qytetarët në Kaçanik.