Pamje kiameti në Kinë, Pekini go ditet nga stuhi e rëndë rëre

Kryeqyteti kinez, Pekini, ishte mbuluar me pluhur të trashë të hënën duke përjetuar atë që buroja e motit e ka quajtur “stuhinë më të keqe të rërës” për një dekadë.

Stuhia shkaktoi një rëndim të paprecedent të ajrit të ndotur, me nivelet e ndotjes që shkonin në disa distrikte deri në 160 herë më shumë se limiti.

Qindra fluturime u anuluan ndërsa qielli u mbush me një tym të portokalltë që dukej si të ishte kiametor, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Rëra po sillej nga erërat e forta prej Mongolisë së Brendshme.

Në Mongoli, stuhitë e rënda të rërës kanë shkaktuar gjashtë vdekje dhe kanë zhdukur dhjetëra persona të tjerë.