Pamje nga aksidenti i rëndë në Maqedoni ku treni g odet automjetin (VIDEO)

KODAK Digital Still Camera

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur midis një automjeti dhe treni transportues në vendkalimin e shënuar midis stacionit hekurudhor Zgropolc dhe Gradsko.

Nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore pranë Shtëpisë së Shëndetit Veles, informuan se ka vdekur një 24 vjeçar, ndërsa një grua ka marrë lëndime të rënda dhe është transferuar në klinikat në Shkup. Tre të tjerët janë përkujdesur në Spitalin e Velesit.

Reklame

Aksidenti ka ndodhur në orën 12.10 minuta kur automjeti “ford galaski” me targa të Velesit pa e respektuar sinjalistikën ka hyrë në hekurudhë.

“Në aksin rrugor të siguruar me sinjale të zëshme dhe të ndritshme të cilat kanë funksionua, automjeti pa e respektuar sinjalistikën, ka hyrë në profilin e hekurudhës dhe është përplasur në trenin transportues në aksin rrugor afër fshatit Nagaevc, Geadskio”, thonë nga Hekurudhat e Maqedonisë – Transport.

Nga MPB informojnë se aksidenti hekurudhor në atë pjesë të hekurudhës është në ndërprerje deri në kryerjen e ekspertizës.