Pamje nga avioni në Stamboll që u nda në tri pjesë, ka edhe vi ktima (video)

Një avion doli jashtë piste dhe më pas shpërtheu në flakë, në një aeroport turk pasditen e sotme. Raportohet se në bord ndodheshin 177 persona dhe 52 prej tyre kanë mbetur të plagosur, tre persona kanë gjetur vd ekjen.

Incidenti ndodhi në aeroportin “Sabiha Gokcen” të Stambollit.

Autoritetet turke shkruajnë se për fat të mirë, nuk ka shumë vi ktimë nga ak sidenti i rëndë ajror. Avioni u shkatërrua gati plotësisht, duke u ndarë në 3 pjesë.

Nga pamjet e bëra publike në mediat e huaja shihen njerëzit e mbuluar nga gjaku dhe të tmerruar nga kjo përplasje, që mund të kishte rezultuar fatale për ta.

Mendohet se disa prej pasagjerëve kanë ngecur në avion, por punëtorët e urgjencës me orë të tëra kanë punuar për t’i nxjerrë. Mes pasagjerëve ishin edhe 12 fëmijë./albinfo/