Tërmeti ‘lëkund’ abazhurin brenda kishës në Greqi (VIDEO)

Advertisment

Tërmeti fuqishëm që ra këtë të dielë në orën 01:50 në Greqi ishte vërtet tronditës. Mediat greke kanë publikuar video nga tërmeti i fortë, që goditi vendin. Videoja ka regjistruar momentin e frikshëm brenda një Kishe në Karyes, ku shihet se gjithçka lëkundet nga tërmeti i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Tërmeti i fortë ndodhi zonën e detit, 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos, pas tërmetit me madhësi 4.2 në 22:39 të mbrëmjes së kaluar, duke u përqendruar në të njëjtën zonë.

Reklame

Tërmeti i fundit u ndje në manastir, gjatë vigjiljes së Kryqit të Shenjtë, (Mali Athos ndjek kremtimin e kalendarit të vjetër, trembëdhjetë ditë ndryshe nga kalendari i ri). Ai u pasua nga tërmete të tjerë me madhësi më të ulët, ku më i madhi ishte me magnitudë 3.9 në 2:09 të mëngjesit, me të njëjtën epiqendër, pa raportuar dëme.

VIDEO:

1.50 πρωί του Τ. Σταυρου

Ο Σεισμός την ωρα της αγρυπνιας του Τ. Σταυρου στο Ιερό του Πρωτάτου

Gepostet von Ι.Ν. Πρωτάτου Καρυών -Άξιον Εστί am Samstag, 26. September 2020