Pamje të f rikshme nga lagjet shqiptare në Shkup

Fotografi të tmerrshme nga kryeqyteti i vendi qarkullojnë sot në rrjetet sociale. Një lagje në Komunën e Çairit e zhytur në baltë të jep përshtypjen se ndodhet në ndonjë nga vendet afrikane të lëna pas dore. Por, sipas komentuesve dhe personave të shumtë që e kanë shpërndarë atë, thuhet se fotografia është bërë në lagjen Dizhonska në Çair, përcjell in7. Pamjet janë skandaloze dhe fakti se gjenden në kryeqytetin e vendit i bën edhe më të frikshme për t’i parë e menduar, e jo më edhe për t’i përjetuar.

“Nuk është në Afrikë. Po në Qendër të Shkupit. Dizhonska e Visar Ganiut. Turp”, shkruan një qytetar i Shkupit.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Përshendetje nga një lagje e Dizhonskës në Çairin e udhehequr prej afro dy dekada nga Ne. Mos u merrni me politika të mëdhaja po shif na lehtësoni pak jetën”, shkruan njëri nga aktivistët më të zjarrtë të partisë së Ahmetit në rrjetin social facebook.