Pamjet më të bukura nga festa e mrekullueshme e Ajkës (FOTO)

27
#

Mbrëmjen e kaluar, me rastin e 1-vjetorit të vogëlushes së Xhensilës dhe Bes Kallakut, çifti organizoi një super festë ku ishin të ftuar personazhe të ndryshëm të showbiz-it shqiptar. Xhensila shkëlqeu me një fustan në ngjyrë rozë me një fjongo tek gjoksi. Një fustan të tillë me fjongo e kishte veshur edhe Ajka.

Pas përfundimit të festës, këngëtarja publikoi për ndjekësit në Instagram disa pamje nga momentet më të bukura nga 1-vjetori i të voglës, ku ajo, Ajka dhe Besi ishin fotografuar tepër të lumtur teksa buzëqeshnin me të madhe.

“Pas asaj dite edhe mbremjeje te bukur nga gezimi me i madh i jetes, rrethuar me dashurine e te gjithe atyre qe na uruan, te atyre qe ishin te pranishem dhe atyre qe punuan per te zbukuruar, pikturuar dhe perjetesuar ne memorien tone 1 vjetorin e Ajkës.”- janë fjalët e Xhensilës krahas fotos.

Kujtojmë se ditën e djeshme çifti tregoi për herë të parë për publikun portretin e Ajkës, e cila me ëmbëlsinë e saj rrëmbeu zemrat e të gjithëve.