Pamjet, shqiptari digjet i gjallë në fabrikën e kanabisit në Britani

Advertisment

Media britanike ka raportuar mbi një njgjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e të enjtes së kaluar në një fabrikë kanabisi në Brieley Hill.

Fabrika shpërtheu në flakë dhe një shqiptar i moshës 43 vjeçare u dogj i gjallë në të. Me burrin ishte dhe një djalë në moshën 20 vjeçare (po ashtu shqiptar), i cili fatmirësisht shpëtoi i gjallë nga flakët.

Reklame

43 vjeçari pësoi djegie të mëdha në të gjithë trupin dhe ndërroi jetë po ditën që ra zjarri, ndërsa 20 vjeçari arriti të shpëtojë dhe tashmë ka dalë nga spitali.

Viktima
Sipas medias vendase në Birmingam, ku edhe ndodhi ngjarja, dy shqiptarët dyshohet se po trajtoheshin si skllevër në kultivimin dhe rritjen e kanabisit dhe se ishin trafikuar në Britani. Madje media ka nxjerrë dhe emrin e viktimës, duke e identifikuar si Margaritis Xhindi, baba i tre fëmijëve.

Një prej përfaqësuesve të policisë shtoi se dy shqiptarët jo vetëm që ishin trafikuar, por po mbaheshin me dhunë në fabrikë, duke nënkuptuar se nuk kanë patur sesi të largoheshin në momentin kur zjarri ka përpirë të gjithë ndërtesën.

Ende nuk është zbardhur shkaku i shpërthimit të zjarrit në fabrikë./Express