Masat për karantinën është dashur të meren më herët, që mos sjellin probleme tek qytetarët, kështu vlerëson psikoterapisti Migjen Hamzai, ai shton se pyetja më e shpeshtë që solli diskutime të ndryshme gjatë periudhës së pandemisë ishte se sa mendimet negative sjellin sëmundje ku në përgjigje të kësaj ekspertët konsideruan se burimi më i madh i sëmundjeve konsiderohet mënyra psikologjike.
MIGJEN HAMZAI – PSIKOTERAPIST
“Ato masa ishte dashur të meren më herët dmth rrethë anshmërisë në familje, dashuria në familje, harmonia por sido që të jetë kurr nuk është von. Ajnshtajni thoshte ‘përkufizimi i problemit është zgjidhja e problemit’ andaj le të përkufizohet problemi por jo ideja faj ka ky ose ai, kjo nuk të çon askund. Përkufizimi i problemit është hapi i parë i zgjidhjes së problemit por se si duhet të meresh, varet nga natyra e problemit”.
Sipas statistikave botërore gjatë pandemisë numri i divorceve është rritur ndërkaq i krimit është zvogëluar për shkak të kufizimeve të lëvizjes në orët policore. Por ana e mirë e karantinës ka qenë një mundësi e mirë për të njohur veten dhe familjen por edhe partnerin andaj kjo shpiu në rritjen e numrit të divorceve. /tetova1/





