Linja gjermane, Lufthansa ka thënë se planifikon mbylljen e 22,000 vendeve të punës, teksa tenton të përballojë rënien e numrit të fluturimeve prej shpërthimit të pandemisë me koronavirus.

Kjo kompani ka parashikuar rimëkëmbje të ngadalshme dhe ka theksuar se pret që të ketë 100 avionë më pak pas përfundimit të krizës.

Lufthansa ka paralajmëruar se gjysma e vendeve të punës do të mbyllen në Gjermani, dhe shpreson që të arrijë marrëveshje me sindikatat deri më 22 qershor.

“Qëllimi është që t’i hapim rrugë ruajtjes së vendeve të punës, sa më shumë që mundemi në Grupin Lufthansa”, ka thënë kjo kompani.

“Pa ulje të konsiderueshme të shpenzimeve të personelit gjatë krizës, ne do ta humbim mundësinë për një rikthim më të mirë pas krizës dhe rrezikojmë që Grupi Lufthansa të dalë nga kriza më i dobët”, tha Michael Niggemann, Drejtori për Punë në Lufthansa./Opinion.al