Pandemia nuk solli vetëm humbje parash, dikush fitoi 24 miliardë dollarë

Advertisment

Sipas indeksit të Bloomberg, pasanikët botërorë si pasojë e ngjarjeve të vitit 2019 dhe 2020 kanë humbur plot 553 miliardë dollarë.

Por në mesin e një krize botërore ekonomike që ka tkurrur buxhetin e vendeve, si dhe portofolin e një pjese të madhe miliarderësh, Jeff Bezos jo vetëm që nuk ka humbur para, por ka fituar shuma marramendëse dhe ka konsoliduar pozicionin e tij.

Reklame

Njeriu më i pasur i botës, shefi i gjigantit Amazon, ka përfituar këtë vit rreth 24 miliardë dollarë pasi shitjet online janë shumëfishuar në kushtet e karantinës, ashtu si shërbimet zbavitëse “on demand”, ku Amazon po specializohet vitet e fundit./Opinion.al