Pandev: Do ta fitojm Kosovën

73

Kapiteni i reprezentacinit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Goran Pandev, shpreson se përmes Ligës së Kombeve do t’i gëzojnë vendin duke u plasuar në kampionatin europian të vitit 2020.

Maqedonia e Veriut do të takohet me Kosovën me 26 mars, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Pandev vlerëson kundërshtarin, duke thënë se edhe Kosova ka ekip cilësor. “Tani në mars na pret Liga e Kombve dhe shpresoj që përmes kësaj gare do të gëzojmë Maqedoninë dhe të plasohemi në Euro 2020.

Kjo gjeneratë meritonë të luaj në ngjarje të madhe. Deri në mars kemi kohë, me rëndësi është të jemi të gatshëm dhe të kompletuar për ato gara.

E di se do të kemi mbështetje të madhe nga publiku, ata do të jenë lojtari ynë i 12-të, kurse nga ne varet gjithçka. Kemi mundësi të shkëlqyeshme ta fitojmë Kosovën, megjithatë në fuboll gjithçka mund të ndodh.

 

Edhe ata kanë reprezentacion cilësor, megjithatë kjo gjeneratë do të dëshmojë kualitetin e tij dhe shpresojë se do të plasohemi në KE”, tha Pandev, kapiteni i Maqedonisë së Veriut për disa media maqedonase.