Pandev: Shtyjeni ndeshjen Maqedoni-Kosovë

Advertisment

Sulmuesi veteran i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka bërë thirrje që ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të shtyhet.

Ai kërkon që ndeshja me Kosovën të shtyhet dhe më pas të luhet me praninë e tifozëve të dyja kombëtareve, shkruan GazetaBlic.

Reklame

E gjithë kjo thirrje e tij vjen pasi sot është vendosur nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë se takimit gjysmëfinalist i Play Offit të Ligës së Kombeve të luhet pa tifozë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Pandev thekson se ai ka dëshirë të luajë para stadiumit të stërmbushur – pasi kjo i motivon ata.

Ja postimi i tij i plotë në Instagram: “Kualifikimi me Maqedoninë e Veriut në Kampionat Evropian është më i rëndësishëm se çdo trofe që e kam fituar deri sot. Ne jetojmë për të parë stadiumin të mbuluar nga ngjyrat kuq e verdhë, pasi kjo na jep forcë dhe na motivon të arrijmë atë që na ka munguar për 20 vite. Na ofroni rastin për spektakël të vërtetë, na ofroni rastin të gëzojmë tifozët tanë. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe ne vazhdimisht lutemi për të. Por na jepni rastin të realizojmë atë që kemi ëndërruar si fëmijë. Për të mirën e të gjithëve, shtyjeni ndeshjen. Për shkak të shëndetit dhe për shkak të korrektësisë dhe sportit”, shkruan Pandev.