“Paqe” në Stamford Bridge, Chelsea dhe United ndajnë pikët (VIDEO)

Chelsea dhe Manchester United kanë ndarë pikët në ndeshjen e cila u zhvillua Stamford Bridge në kuadër të javës së 14 të Premier League.

Ndeshje me surpriza në formacionet e të dyja skuadrave, pasi Ronaldo e Lukaku e nisën ndeshjen nga stoli.

Reklame

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, skuadrat u kujdesën duke e bërë lojën më së shumti ne mesfushë duke krijuar raste sporadike.

Në pjesën e dytë Manchester United zhbllokon rezultatin në minutën e 50 me Jadon Sancho, i cili shfrytëzon mirë një gafë të Jorginhos.

Në minutën e 69, Ëan Bissaka bën një ndërhyrje naive ndaj Thiago Silvas brenda duke shkaktuar panallti e cila kthehet në gol nga kapiteni Jorginho.

Rezultatu 1-1 do të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes kryesore të kësaj në Premier League. Chelsea me 30 pikë vazhdon të mbetet në krye të klasifikimit, por tanimë vetëm një pikë larg City-t ndjekës, ndërsa Man United gjitet në vendin e 8 me 18 pikë./albeu.com