Para se me më mbyll n’kafaz , a më pyete , a kam bukë për fëmijë…?

Nga sot (e mërkurë) kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Reagime të shumta ka pasur, sidomos nga qytetarët që janë prekur më shumë nga ky vendim, si pasojë ata kanë mbetur pa punë deri me 18 prill, shkruan “Kosovarja”.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Letra e plotë e një kamarieri kosovar:

Para se ta mbyllni kete popull ne kafaz,eja me pytni si i mbijetova skamjes vitin e kaluar,dhe si po i perballoj borgjet qe jam futur.
A me pyte a kisha buk per femij dhe si po i mbaja ata.

Eja me pyt se sa e pagujta nje thes miell dhe sa prita ne rend per ta marr ate.
Eja me pyt se ku mora para per te ble ilaqe per nenen e semur?

Eja me pyt se sa te shtrejta ishin ato ne ditet se sa ishim te izoluar.
Eja me pyt si u sherova nga Covidi pa ndihmen e juaj duke paguar qindra euro ilaqe e kontrolla.

Eja me pyt se si obligohem ta paguaj rrymen ujin dhe mbeturinat e tatimin e shtetit?
Eja me pyt se sa hyra borgj per te i paguar detyrimet ndaj shtetit deri sa ti me izolon dhe me len pa pune