Para vr asjes policja ka bërë diçka për të cilën ia panë sherrin kolegët

1137

Janë suspenduar për 72 orë katër punonjësit e Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vd iqën pesë veta të familjes Bllaca.
Policët e suspenduar janë Alban Ramushi komandant, Naser Rrahmani zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic shef operative si dhe Xhavit Azizi staf civil.

Lajmin për suspendimin e këtyre katër personave për 72 orë e ka bërë të ditur Inspektorati Policor të martën.

Ndërkohë në mbrëmjen e së martës Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve në bashkëpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PKsë në Gjilan dhe hetimit paraprak në stacionin Policor në Gjilan i ka rekomanduar suspendimin drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, që t’i suspendojë këta zyrtarë policor deri në kryerjen e hetimeve.

Kosova u trondit dje nga një vr asje e cila ndodhi brenda familjes. Sipas hetimeve të para të bëra në vendin e ngjarjes, dyshohet se zyrtarja e policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, ka shtënë me ar më zjarri nga e cila ka lënë të vd ekur nënën Hanifen, babin Zeqirin si dhe dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun. Motivi i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet.