Paraburgim për një person nga Gostivari për shkak të përdhunimit

Advertisment

SPB Tetovë ngriti padi penale kundër A.S. (49) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të kryer “përdhunim”.

Ai, siç kumtoi MPB, në datën 19 të këtij muaji në shtëpinë ku ka jetuar në një lidhje jashtë martesore, me përdorimin e dhunës ka përdhunuar një grua 34 vjeçare nga Gostivari.

Reklame

Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Gostivar i ka caktuar masë paraburgimi dhe ai është dërguar në INP Burgun Shkup.