Paralajmërohet nxehtësi rekorde në botë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm

Advertisment

Pesë vitet e ardhshme mund të jenë më të nxehtat, të regjistruara ndonjëherë në botë, sipas shërbimeve meteorologjike britanike, që përmendin gjithashtu një rrezik që Toka të arrijë një ngrohje prej +1,5 gradë Celsius deri në 2024.

Në parashikimet që studiojnë tendencat klimatike të 10 viteve të ardhshme, “Met Office” thekson se për çdo vit nga 2020 deri në 2024, temperaturat do të jenë nga 1,06 deri në 1,62 gradë Celsius më të larta se normalja.

Reklame

Dhe rekordi i 2016-s, deri më tani viti më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, do të arrihet gjatë kësaj periudhe.

“Parashikimet e fundit në pesë vitet e ardhshme sugjerojnë një vazhdim të ngrohjes në përputhje me nivelet e larta të gazit me efekt serrë”, theksoi Doug Smith, personi që ka realizuar këto parashikime.