Paralajmërohet vendim pozitiv nga Qeveria për hapjen e kufijve pa kushte

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmërojnë se pritet të ketë vendim pozitiv sa i përket hapjes së kufijve nga dita e hënë, pa kushtet e nevojshme test negativ PCR për koronavirus si dhe pa kushtin e vetizolimit 14 ditor.

Kjo është paralajmëruar edhe nga sekretari shtetëror i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, Lirim Shabani.

Reklame

“Gjatë vikendit Komisioni për sëmundje ngjitëse do të diskuton për hapjen e kufijve. Propozimi do të shqyrtohet në Qeveri dhe e njejta do të sjell vendim. Qytetarët, vëllezërit dhe motrat tona nga diaspora jam i sigurt se do t`iu përmbahen të gjitha rekomandimeve, me shpresë që do të kemi vendim pozitiv (pa kushte plotësuese për test negativ dhe pa vetëizolim)”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, sekretari shtetëror Lirim Shabani.(INA)