Paralajmëron eksperti: Njerëzit që kanë marrë vaksinën e COVID, nuk duhet të konsumojnë alkool

Personat që kanë marrë vaksinën e koronavirusit, duhet të shmangin pirjen e alkoolit, ka paralajmëruar një ekspert shëndetësor.

Dr Ronx Ikharia zhvilloi një eksperiment me alkoolin për të provuar se pirja e tij mund të zvogëlojë përgjigjen imune të trupit ndaj vaksinimit.

Reklame

Sipas tij, tre gota ishin të mjaftueshme për të ulur efektivitetin e qelizave limfocitare në gjak me 50 përqind.

Imunologu Profesor Sheena Cruickshank, në Universitetin e Mançesterit, gjithashtu tha se ulja e limfociteve mund të ulte efektivitetin e përgjigjes imune të trupit.

‘Sistemi juaj imunitar duhet të jetë në super formë, për të patur një përgjigje të mirë ndaj vaksinës, kështu që nëse pini një natë më parë, ose pak më vonë, kjo nuk do t’ju ndihmojë”, tha ai.

Alkooli mendohet se ndryshon përbërjen e mikroorganizmave që jetojnë në zorrë dhe luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e pushtimit të baktereve dhe viruseve.

Pirja e alkoolit mund të çojë në dëmtimin e qelizave imune në gjak, zakonisht të njohura si qeliza të bardha të gjakut si limfocitet që dërgojnë antitrupa për të sulmuar viruset në mënyrë efektive.

Alkooli i tepërt vepron si një imunosupresant kështu që njerëzit që pinë shumë, janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.