Parashikimi i motit, nga kjo ditë fillojnë reshjet e shiut dhe borës

Advertisment

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë rajonin dalëngadalë po dobësohen dhe nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike.

Për dallim nga ditët e para të javës të cilat paraqiten me mot stabil dhe të ngrohtë, nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike, sepse në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vr anësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.

Reklame

Reshjet do të ndikojnë në rënien e përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Më tej bëhet e ditur se dita e hënë dhe e martë, paraqiten si ditë më të nxehta të javës, derisa dita e enjte do të regjistroj temperaturat më të ulëta të javës.

 

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri minus 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 deri minus 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi deri 12 metër në sekond.