Parashikimi i motit për sot dhe gjendja e rrugëve

Advertisment

Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm. Do të ketë periudha me diell, por do të jetë ftohtë. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus 11 deri minus 1 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej minus 2 deri 7 gradë celcius

Reklame

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa vende vende nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vise më të larta vende vende me mbetje të dëborës, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë së Veriut.

 

Nga ndërmarrja apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë. Ekipet kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe kujdesen që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.