Parashikimi i motit për sot, e enjte 23 korrik

Advertisment

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vr anësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 21, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri 37 gradë.

Reklame

Indeksi UV do të jetë 9.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me vr anësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 17, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 35 gradë.

Të premten dhe të shtunën në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vr anësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Në fillim të javës së ardhshme pritet mot me diell dhe shumë i ngrohtë.