Parashikimi i motit për sot, e hënë 21 shtator

Advertisment

Moti sot do të jetë me diell dhe me vr anësira të vogla, në jugperëndim vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Në ditën e fundit të verës, temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 12 gradë, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 29 gradë.
Edhe në Tetovë dhe rrethinë temperatura minimale do jetë prej 10 deri në 29 gradë.

Reklame

DPHM edhe për ditën e parë të vjeshtës paralajmëron mot me diell me vr anësira mesatare. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitjen e shiut lokal dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.