Parashikimi i motit për sot, e hënë 22 qershorë

Advertisment

Moti paradite do të jetë me periudha të diellit, pasdite mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri 30 gradë Celsius.

Reklame

Edhe në Tetovë dhe rrethinë paradite moti do jetë me periudha të diellit, pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme lokale. UV=7.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë 14 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës deri 28 gradë Celsius.

Të martën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Nga e mërkura kushtet për paqëndrueshmëri do të ulen, dhe do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë, por pasdite me kushte për paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullima.