Parashikimi i motit për sot e hënë 23 mars

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira, i ftohtë si dhe me reshje kryesisht të dëborës. Temperatura e ditës do të jetë për 10 deri 15 gradë më e ulët lidhur me të djeshmen.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus 3 deri në 4, ndërsa ajo gjatë ditës do të arrij deri 6 gradë Celsius.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe reshje kryesisht të dëborës. Temperatura e mëngjesit do të zbret në 1, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 4 gradë Celsius.

Reshjet lokale të dëborës do të ketë edhe të martën. Nga e mërkura pasdite pason ngrohje e butë e motit, ndërsa deri në fund të javës do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të shiut.